LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Greva në arsim nuk është e arsyeshme

Bytyqi: Greva në arsim nuk është e arsyeshme

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se me kohë e kanë proceduar në Qeveri Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se si MASHT-i e ka kryer obligimin e tyre e po ashtu kanë qenë në komunikim me SBASHK-un dhe ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur.


“Derisa SBASHK-u është në dijeni që vullneti i MAShT-it dhe Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën dhe as si zgjidhje në këtë situatë. Prandaj, rruga më e mirë është që të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit të angazhohen që nxënësit tanë të mos humbin asnjë orë mësimi, nga e cila humbje natyrisht se pësojnë nxënësit dhe i gjithë sistemi i arsimit, ku po bëjmë përpjekje të mëdha për të rritur cilësinë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ndryshe sot në tërë Kosovën është duke u mbajtur grevë një ditore. SBASHK paralajmëron se nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre, ata do të nisin një grevë të përgjithshme. /Telegrafi/