LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni

Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni

Standardi i jetesës është dyfishuar në vitet e fundit, tha zv. kryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, koordinimin me departamentet ekonomike dhe investimet Fatmir Bytyqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai përmendi rritjen e pagës minimale në raport me shportën e konsumatorit.


“Në vitin 2013, ishte e nevojshme 3.2 paga minimale për të mbuluar shportën e konsumatorit, për të cilën po flasin sindikatat. Në vitin 2017, me rritjen e pagës minimale, gati një pagë minimale ishte e nevojshme më pak, ndërsa në vitin 2021, pavarësisht nga fakti që paga minimale u rrit me vetëm rreth 200 denarë, në këtë moment nevojiten 2.2 paga minimale për të mbuluar shpenzimet e një shporte për një familje prej katër vetash”, tha Bytyqi për “Sitel”.

Shporta sindikale për gushtin e këtij viti arrin në 34.342 denarë, dhe është rritur me 214 denarë krahasuar me atë të mëparshëm për korrikun.

Por, nëse ka një student në familje, shporta e sindikatës për muajin gusht 2021 është së paku 42.342 denarë, e llogaritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Shumica e parave duhet të ndahen për ushqim dhe pije, 14.633 denarë, për strehim 10.818 denarë. 2.382 denarë për higjienë personale, dhe një minimum prej 2.529 denarë për transport. Për kulturë 1.068 denarë dhe 736 denarë për shëndetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori