LAJMI I FUNDIT:

Byroja përjashton me 10 ditë Nokën, deputeti: Jemi në situatë kritike

Byroja përjashton me 10 ditë Nokën, deputeti: Jemi në situatë kritike

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e PD Flamur Noka, për shkak të ofendimeve dhe sherrit të shkaktuar prej tij në Komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare

Nga ana e tij, Noka e ka cilësuar këtë vendim si të ndikuar nga lidhjet kriminale të qeverisë.


“Jemi në një situatë kritike, kur biznesi i drogës po lulëzon”, ka thënë Noka, i cili ka denoncuar edhe sjelljen e ministrit Tahiri.

“Tahiri u soll si një kloun. Nuk foli për buxhetin e Ministrisë së Brendshme, por luajti teatër”, ka thënë Noka.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edmond Spaho, sipas të cilit përjashtimi i Nokës legjitimoi “veprimet arrogante” të ministrit Tahiri.

“Ministri qëndroi 5 minuta në mbledhje dhe nuk i përfilli anëtarët. Ndërsa kryetari i komisionit favorizoi sjelljen arrogante të tij”, ka thënë Spaho. Nënkryetari i PD është shprehur se në këtë mënyrë “po tentohet t’i mbyllet goja opozitës për të gjitha shqetësimet e saj”.