LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Do të punoj në avancimin e të drejtave të njeriut, lirinë e mediave dhe tregun e hapur

Byrnes: Do të punoj në avancimin e të drejtave të njeriut, lirinë e mediave dhe tregun e hapur

Ambasadorja e ShBA-ve që pritet të vijë në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes përmendi tre prioritet e saja. Krijimi i institucioneve të fuqishme, nëpërmjet sundimit të së drejtës, përforcimit të sigurisë dhe nxitjes së prosperitetit përmes ndikimit pozitiv, janë tre prioritet ku ambasadorja Kate Marie Byrnes do të punojë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë në Senatin amerikan, i cili formalisht duhet ta vërtetojë nominimin e saj nga kryetari Trump, ajo potencoi arritjen e marrëveshjes së Prespës, si kyçe për rajonin, pas së cilës, vendi duhet të drejtohet drejt zbatimit të reformave serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Së pari do të promovojmë stabilitet nëpërmjet institucioneve të fuqishme. Maqedonia e Veriut bëri proces të rëndësishëm në avancimin e ligjeve për plotësimin e reformave, përfshirë këtu pavarësinë gjyqësore, sundimin e së drejtës dhe llogaridhënien. Liderët e saj politik duhet të sigurojnë që ato ligje të zbatohen plotësisht, me qëllim të bëjnë ndryshim të vërtetë dhe t’i plotësojnë standardet e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Byrnes, ambasadore e nominuar në ShBA.

E pyetur për rolin rus në vend, ajo vlerëson se Moska ka për qëllim të krijojë ndarje dhe mosbesim me kundërshtimin publik të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Byrnes thotë se ndaj kësaj do të përgjigjet me mbështetjen e mediave të pavarura dhe me shoqërinë qytetare, që do të ndihmojnë në zbulimin e të vërtetës. Ajo tha se siguria në Maqedoni do ta përforcojë përmes partneritetit, dhe zbuloi se ShBA-të me mijëra ushtarë do të marr pjesë në ushtrimet në Krivollak në qershor të këtij viti.

“Maqedonia e Veriut kontribuon te operacionet ndërkombëtare që nga vitit 2002 me thuajse 4.000 ushtarë. Si aleat i jonë në luftën kundër ISIS”, tha Byrnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori