LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në BE

Byrnes: Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në BE

Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në Bashkimin Evropian dhe gjithë puna jonë është në drejtim të mbështetjes së atij procesi, deklaroi ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Byrnes, duke folur në panelin “Evropa Juglindore” Përforcimi i paqes dhe bashkëpunimi në një mjedis të brishtë global”, në Samitin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, që mbahet në formatin hibrid sot në Shkup.

Byrnes tha se kur flasim për lidhjen me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor, e rëndësishme është të theksohet se ajo duhet të bazohet në solidaritet dhe punë të përbashkët për sfidat me të cilat përballemi tani.


Duke folur për partneritetin në mbrojtje dhe si ajo mund të vazhdohet edhe në pjesët tjera nga bashkëpunimi i ndërsjellë, Byrnes tha se ekzistojnë shumë punë të rëndësishme të cilat mund të bëhen.

“Prej më parë, me ndihmën e SHBA-së ishim dëshmitarë të marrëveshjes ndërmjet Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndihmë në zhvillimin e kornizës juridike dhe udhërrëfyes për digjitalizim. Estonia ka përvojë të madhe në e-qeveri dhe digjitalizimin e shërbimeve”, deklaroi Byrnes.

Këto partneritete, potencoi ambasadorja amerikane, do t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në plotësimin e qëllimeve të saj për anëtarësim në BE, por edhe për shërbime më të mira për vetë qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori