LAJMI I FUNDIT:

Byrnes, Galloway dhe Silvestri: Vendet tona janë të përkushtuara për të arritur zero neto emetim të gazeve serrë deri në vitin 2050

Byrnes, Galloway dhe Silvestri: Vendet tona janë të përkushtuara për të arritur zero neto emetim të gazeve serrë deri në vitin 2050

Vendet tona janë të përkushtuara për të arritur zero neto emetim të gazeve serrë deri në vitin 2050, thonë përfaqësuesit e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë në Maqedoni, Kate Marie Byrns, Richard Galloway dhe Andrea Silvestri.

Kemi punuar ngushtë për të arritur Marrëveshjen e Parisit, dhe jemi të përkushtuar ndaj sigurimit të suksesit të kësaj marrëveshjeje duke reduktuar emetimet tona dhe duke bashkëpunuar me partnerët tanë global, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.  Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj qëllimit për zero emetim të gazrave serrë deri në vitin 2050 dhe planifikon të arrijë edhe sektor për prodhim të energjisë pa përdorim të karbonit deri në vitin 2035. Unioni Evropian është i dhënë ndaj neutralitetit klimatik në vitin 2050 dhe ka ndërmend të zvogëlojë emetimet për së paku 55% në krahasim me vitin 1990.  Dhe, Mbretëria e Bashkuar planifikon të arrijë qëllimin prej zero emetimi deri në vitin 2050 duke reduktuar emetimin e gazit serrë për minimum 68% deri në vitin 2030, krahasuar më nivelet e vitit 1990.


Përgëzojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin e Kontributit Kombëtar të Pikësynuar për reduktim të emetimit të gazit serrë për 51%  deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990.  Ftojmë Maqedoninë e Veriut të ndërmerr hapat e nevojshme për të mbajtur limit të ngrohjes globale deri në 1.5 gradë Celsius, përfshirë edhe përmes përkushtimeve ndaj qëllimit për zero emetim deri në vitin 2050 përmes strategjive specifike për zero-neto emetim. Kjo do të thotë përshpejtim të tempos dhe zmadhim të ambicieve të planeve të vendit për dekarbonizim, me atë që do të zëvendësojë lëndët djegëse fosile me burime të ripërtëritëshme të energjisë. Kjo do të thotë të ndiqet Skenari i gjelbër i Strategjisë Nacionale për Energji, rritje të investimeve dhe hapje të vendeve të reja të punës, duke mbrojtur grupet e ndjeshme.  Kjo do të thotë që ambicia e rritur të përcillet me volum të barabartë të veprimit, duke siguruar që institucionet e vendit janë në nivel të detyrës për të promovuar dhe zbatuar dekarbonizim të thellë.

Sot gjithashtu vendosëm të jemi partnerë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Ambasadat e Britanisë dhe të Italisë mbështetën klubin “Go Green” dhe projektin “Ambasadorë të rinj për ndryshime klimatike” për të ndërmarr aktivitete dhe për t’u përfshirë në ndryshimet klimatike. Të rinjtë janë çelësi për ngritjen e vetëdijes, për ruajtjen e natyrës, për mbështetje të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, dhe për miratim të praktikave ekologjike. Inicijativa “Youth4Climate” do të jetë në qendër të takimit përgatitor (pre-COP) në Milano, ku kanë aplikuar disa të rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe shpresojmë që do të jenë të zgjedhur.  Shtetet e Bashkuara pozicionojnë ndryshimet klimatike në qendër të politikës së jashtme, diplomacisë dhe sigurisë kombëtare në SHBA, përfshirë këtu edhe ndihmën që japim për të ngritur ambicien globale klimatike përmes Samitit të Liderëve për Klimën.

Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do të jenë nikoqirë të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike (COP26), që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Glazgow, e që do të sjellë mbi 30,000 krerë shtetesh, ekspertë të klimës dhe aktivistë në një forum rreth pesë sfidave kryesore: përshtatja dhe qëndrueshmëria, energjia e pastër, transporti i pastër, financat dhe solucione në bazë natyrale. Para COP26, të gjitha shtetet duhet të paraqesin kontribute kombëtare të pikësynuara dhe strategji afatgjata për të arritur emetimet e karbonit zero sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është mënyra e vetme që të mund të përmbushim angazhimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit 2015.  Vendimet që marrim tani do të ndikojnë drejtpërdrejt në aftësitë tona për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori