Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i nxehtë. Pasdite pritet të ketë reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë.


Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.