Bylbyl Sokoli mbetet te Ferizaj

“Ne në Ligën e Parë nuk kemi pasur nevojë për gjithë ato përforcime që i kemi bërë. Ato i kemi bërë sepse kemi menduar për të krijuar ekip që do të na shërbejë për Superligë. Për këtë arsye e kemi angazhuar edhe trajnerin Bylbyl Sokoli kështu që as që kemi menduar ndonjëherë të diskutojmë me ndonjë trajner tjetër”, tha kryetari i klubit Heset Maliqi për Zërin.
“Për largime nuk dua të flas, ndërsa ju njoftoj se ekipi do t’i sjell disa emra të rinj”, shtoi kryetari.
Flitet se klubi ferizajas është gati ta transferojë, Astrit Fazliun, Lulzim Dushlakun dhe Lorik Maxhunin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/07/2013



















































