Teknologjia e re e BYD i jep veturave elektrike 400 kilometra autonomi me vetëm pesë minuta karikim.

Shumica e njerëzve e lidhin karikimin e shpejtë me Teslën dhe rrjetin e saj global të Supercharger-ave, por tani kompania amerikane është tejkaluar për sa i përket shpejtësisë së karikimit.


Prodhuesi kinez i automobilave, BYD, ka zhvilluar një teknologji të re, e cila, sipas analizës së Finbold, ofron katër herë më shumë energji për minutë sesa Supercharger-i i Teslës.

Teknologjia e quajtur megawatt flash charging nga BYD u jep automjeteve elektrike 80 kilometra autonomi për çdo minutë që janë të lidhura me karikuesin.

Për krahasim, Tesla ofron vetëm 18 kilometra autonomi për minutë në kushte optimale, sipas analizës. /Telegrafi/