Klubi gjerman bëri paraqitje të sigurt përballë Topçinjve duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Transferi i ri i BVB, Ciro Immobile, ishte i pandalshëm në tentativën e tij dhe topi përfundoi prapa shpinës së Szczesnyt (45’).


dortmundars

Menjëherë brenda gjysmës së dytë, vendasit shënuan edhe golin tjetër.

Ishte një gol i lehtë për ekipin e Klopp, pasi Grosskreutz i dhuroi një top Pierre-Emerick Aubameyangut, i cili e shëtiti Szczesnyn para se ta dërgonte topin në portë.

Në takimin tjetër të Grupit D, ekipi i Besnik Hasit, Anderlecht, ka barazuar në udhëtim ndaj Galatasarayt (1-1).

hasigalata

Dennis Praet heshti tifozët në Turk Telekom Arena në minutën e 52-të, mirëpo Burak Yilmaz barazoi në fund të takimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app