LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: Nuk besoj se Enver Hoxha do ta tradhtonte Kosovën siç po vepron Rama

Buxhovi: Nuk besoj se Enver Hoxha do ta tradhtonte Kosovën siç po vepron Rama

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.

Buxhovi ka tërhequr edhe një paralele mes takimeve që kishte mbajtur Enver Hoxha me Titon në Novi Sad në vitin 1986 dhe takimit që pati Rama me Vuçiqin këtë vit në Novi Sad, përcjell Telegrafi.


“Dallimi është shumë i madh. Edhe Enveri edhe Tito ishin udhëheqës legjitim. Sot Shqipëria dhe Serbia ndeshen në një konstalacion tjetër ku Moska dëshiron të ndikojë në rajon në dëm të Aleancës Veriatlantike”.

Historiani thotë se Tito në atë kohë kishte njohur autonominë e Kosovës ndërsa sipas tij sot Rama po e anashkalon Kosovën.

“Ky është një veprim antihistorik. Nuk e di si do të vepronte Enver Hoxha në atë kohë po të ishte Kosova shtet i pavarur. Unë nuk besoj se Enver Hoxha do të tradhtonte Kosovën në këtë mënyrë. Ose nuk do të na anashkalonte Kosovën si po vepron Rama”.

Buxhovi thotë se nuk është i vetëm pasi sipas tij ka edhe aleatë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori