Departamenti i Mbrojtjes po planifikon të rrisë fondet për sistemet e armëve bërthamore siç janë raketat ndërkontinentale dhe nëndetëse ndërsa rritin kërkimet e teknologjisë dhe Forcën Hapësinore, si pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Buxheti i propozuar i Pentagonit për vitin fiskal 2021, i cili fillon më 1 tetor, kërkon 705.4 miliardë dollarë në shpenzime, një rënie e lehtë krahasuar me 712.6 miliardë dollarë që u miratua për këtë vit fiskal.
Buxheti i planifikuar përfshin zhvendosjen e burimeve larg Forcës Ajrore në disa nga përparësitë e reja të Presidentit Trump, përfshirë këtu Forcën Hapësinore të krijuar kohët e fundit, raporton Bloomberg News, transmeton Telegrafi.
Presidenti Trump po kërkon gjithashtu disa fonde ushtarake për të ndihmuar në ndërtimin e murit të tij të premtuar kufitar përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Buxheti i propozuar kërkon një shpenzim të përgjithshëm prej 15.3 miliardë dollarë për degën e krijuar rishtazi të ushtrisë – 10,3 miliardë dollarë prej të cilave do të ndaheshin për kërkimin, zhvillimin dhe testimin e sistemeve.
Pentagoni gjithashtu kërkon 2.4 miliardë dollarë për prokurimet për të forcuar Forcën Hapësinore, si dhe 2.6 milionë dollarë për operacione dhe mirëmbajtje.
Plani i administratës Trump për shpenzimet ushtarake pasqyron dëshirën e presidentit për të parë më shumë fonde për ‘sistemet dhe operacionet e armëve që lidhen me hapësirën’.
Presidenti shpesh është mburrur për shpenzimin e një total prej 2.2 trilionë dollarësh në mbrojtje që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2017.
Propozimi i fundit i buxhetit gjithashtu kërkon 106.5 miliardë dollarë në hulumtime dhe zhvillim në “teknologji thelbësore në zhvillim”.
Ai kërkon gjithashtu 136.8 miliardë dollarë në fonde për ‘shpenzimet e prokurimit’ për sistemet kryesore të armëve. Kjo do të ishte një rënie prej 6.8 miliardë dollarësh në krahasim me buxhetin aktual.
Pentagoni dëshiron të blejë 79 avion luftarak F-35, aeroplanët luftarakë të gjeneratës tjetër të prodhuar nga kontraktori i mbrojtjes Lockheed Martin.
Departamenti gjithashtu ka në vëmendje avionin e ri luftarak Boeing F-15EX. Buxheti i ri kërkon blerjen e 12 njësive – nga tetë siç kërkohet në buxhetin e këtij viti.
Ushtria gjithashtu dëshiron të modernizojë arsenalin e armëve bërthamore të vendit, duke kërkuar 17,7 miliardë dollarë për këtë qëllim.
Buxheti gjithashtu kërkon 4,4 miliardë dollarë drejt ndërtimit të një nëndetëse të re të raketave bërthamore të klasit Columbia – një rritje nga 2.1 miliardë dollarë që harxhohen aktualisht.
Pentagoni gjithashtu kërkon 4.2 miliardë dollarë, ose një rritje prej 700 milionë dollarësh, në shpenzimet për të përmirësuar sistemin e komandimit dhe kontrollit bërthamor i cili “siguron një lidhje të sigurt dhe elastike midis presidentit dhe forcave bërthamore”.
Buxheti i ri gjithashtu kërkon 2.8 miliardë dollarë në shpenzime për bombarduesit B-21 Raider, që është 100 milionë dollarë më pak se sa ishte shpenzuar për avionët këtë vit.
Propozimi i buxhetit gjithashtu kërkon 500 milionë dollarë për një raketë lundrimi me rreze të gjatë, si dhe 110 milionë dollarë për të vazhduar zhvillimin e një F-35, i cili mund të ketë një armë nukleare.
F-35 është planifikuar të jetë i certifikuar me bërthamë deri në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa do t’i kushtonte vendeve të Bashkimit Evropian zgjerimi me nëntë shtete të tjera

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë eliminimin e “dy rusëve nga një distancë prej 1,500 metrash” – me saktësi

Hebrenjtë radikalë filmohen duke i pështyrë të krishterët në qytetin e vjetër të Jerusalemit

Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën - përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

"Vëmendje të gjithëve!”: Rusia teston sistemin e paralajmërimit publik

James O’Brien emërohet Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane

Një alarm në celularin e tyre do të kenë të mërkurën pasdite, të gjithë ata që jetojnë në SHBA – ja për çfarë bëhet fjalë

Hebrenjtë radikalë filmohen duke i pështyrë të krishterët në qytetin e vjetër të Jerusalemit

SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Elshani: Njërin terrorist në Banjskë e zumë duke fjetur

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë