LAJMI I FUNDIT:

Buxhaku: Do të pyllëzohen zonat e rrezikuara nga vërshimet në Maqedoni

Buxhaku: Do të pyllëzohen zonat e rrezikuara nga vërshimet në Maqedoni

Menaxhimi më efikas me zonat e rrezikuara nga katastrofat natyrore, detektimi i rreziqeve dhe preventimi më i hershëm ndaj tyre, synohet të bëhet nëpërmjet projektit për ndërtimin e kapaciteteve të ekosistemeve.

Drejtori i QMK–së, Agron Buxhaku, informoi se zonat e rrezikuara nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut do të pyllëzohen. Këtë projekt do ta mbështesë Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar me seli në Japoni.


“Këtu do të bëhet një pyllëzim i zonave të rrezikshme nga eruzioni dhe rrëshqitja e tokës dhe po e shfrytëzoj rastin të them se jemi institucion udhëheqës në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë dijenitë që kemi marrë deri tani po i shpërndajmë me vendet tjera të Ballkani Perëndimor dhe në të ardhmen besoj që do të kemi projekte të ngjashme me Japoninë”,- theksoi drejtori i QMK-së, Agron Buxhaku.

“Ky projekt është para së gjithash për uljen e rreziqeve nga katastrofat, siç janë përmbytjet, zjarret dhe katastrofat tjera natyrore. Me këtë projekt do të rriten kapacitetet e shtetit tuaj për menaxhimin dhe paralajmërimin në lidhje me katastrofat natyrore. Projekti gjithashtu i mbështet edhe aktivitetet pyjore”,- u shpreh Hideja Kobajashi nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Projekti do të zgjat katër vjet. Në këtë projekt Qendra për Menaxhim me Kriza është institucioni udhëheqës i projektit, ndërsa pjesë e projektit do të jenë edhe NP “Pyjet e Maqedonisë”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe Sekretariati për Çështje Evropiane./TVM2/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori