LAJMI I FUNDIT:

Butel, frika nga bakteri MRSA boshatisi klasat (Video)

Butel, frika nga bakteri MRSA boshatisi klasat (Video)

Nuk ka raste të reja të të prekurve nga bakteri MRSA. Epidemiologët përsërisin se kjo baktere nuk është vdekjeprurëse dhe se e njëjta trajtohet dhe shërohet përmes terapive të caktuara. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se ditëve të fundit, shumë prindër të shqetësuar shkojnë tek qendra për shëndet publik për të kontrolluar nëse fëmija i tyre është prekur nga kjo baktere.

“Për dhjetë ditë janë marrë diku rreth 130 mostra për analizë nga Qendra për shëndet publik. Tek 82 mbaruan, për 48 të tjerë procedura është në rrjedhë. Nga ato 82, kemi tre raste pozitive që është situatë normale sepse stafilokoku tek popullata është prezentë diku 3%. Të gjithë e kemi. 2:10 Dy ditë tek njësia jonë, gjithë kohës vijnë prindër dhe i sjellin fëmijët. Nuk ka nevojë! Sepse asgjë nuk po ndodh jashtë normales”, deklaroi Aleksandar Stojanov, Epidemiolog.


Ndodhemi në shkollën “Panajot Ginovski” në Komunën e Butelit, aty ku një ditë më parë u raportua për rastin e ri me bakterin MRSA. Numri i nxënësve të cilët sot kanë ardhur për të ndjekur procesin mësimor është tepër i ulët. Prindërit vazhdojnë të kenë frikë t’i sjellin fëmijët në shkollë nga përhapja e infeksionit“.

Në hapësirat e shkollës, vërehej frekuentim i ulët i nxënësve, disa nga të cilët ne i takuam thanë se shokët dhe shoqet e tyre të klasës kanë frikë të vijnë në shkollë.

“Në klasë sot ishim vetëm tre nxënës, në klasë jemi 15 nxënës. 1:40 Përse nuk erdhën shokët e tjerë? Për shkak të sëmundjes, ne vijmë se tek ne nuk ka asnjë të sëmurë”, thotë një nxënës.

Me kërkesë të prindërve të kësaj shkolle, gjatë ditës së nesërme do të bëhet pastrimi kimik ndërkaq gjatë mëngjesit të së hënës e njëjta do të dezinfektohet tërësisht. Paniku në opinion u nxit pasi disa ditë më parë u raportua për tre raste të prekura nga bakteri MRSA në çerdhen “Borëbardha” në Çair dhe dy raste të tjera në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel. Deri më tash, në dy klasa ku kanë qëndruar fëmijët e prekur nga ky bakter janë marrë mostra për analizë nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe rezultatet e tyre pritet të publikohen ditëve të ardhshme./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori