LAJMI I FUNDIT:

Buta merr pjesë në emisionin më të madh të hip hopit në Zvicër, realizon “freestyle” performancë fenomenale (+18)

Buta merr pjesë në emisionin më të madh të hip hopit në Zvicër, realizon “freestyle” performancë fenomenale (+18)

Hip hop ylli shqiptar, Buta, i cili njihet për mënyrën e veçantë të të bërit rep, ka qenë pjesë e një emisioni në Zvicër.

Televizioni më i madh në Zvicër, SRF si zakonisht e mban me të ftuar emisionin më të shikuar të hip hopit, Virus Bounce Cypher.


Ky emision që konsiderohet si më i shikuari për hip hopin në Zvicër dhe më gjerë, ka mysafirë hip hop artistë të ndryshëm që bëjnë “freestyle” dhe i ftuar ishte Buta i cili natyrisht se nuk ju shmang një sfide të tillë.

Reperi shqiptar me telefon në dorë dhe me një instrumental të thjeshtë në prapavijë shfaqi një prej performancave të tij më të mira në karrierë me këngë ende të pa dëgjuara më herët, por me tekst mjaft të fuqishëm ku i drejtohet rivalëve të skenës.

Në komentet e publikimit në YouTube ai mori komplimente edhe nga adhurues evropiane të muzikës, të cilët edhe pse nuk kuptonin gjuhën shqipe pëlqyen performancën e Butës.

Buta në këtë performancë nuk ishte i vetmuar, por u shoqërua nga Onkel Ari, një tjetër reper i skenës evropiane.

Duket se reperi i cili publikoi vetëm ditë më parë klipin me S4M, gjatë qëndrimit në Evropë mori pjesë edhe në këtë emision, që nuk është në fakt prezenca e tij e parë në SRF Virus.

Buta mori katapultim në skenën muzikore shqiptare që prej nënshkrimit me Nesër Music që drejtohet nga Faton Shoshi, prej ku realizoi edhe bashkëpunimin me superyllin, Ledri Vula, “Mbi Re” dhe tash pritet publikimi i projekteve të reja që do jenë kryesisht bashkëpunime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Gjysma ime më e mirë, sot kam shumë lot për ty” - Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes

“Gjysma ime më e mirë, sot kam shumë lot për ty” - Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes

Magazina
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Kalo në kategori