LAJMI I FUNDIT:

Busquets zgjedh pesë më të mirët në pozitën e tij, emra befasues në listën e tij

Busquets zgjedh pesë më të mirët në pozitën e tij, emra befasues në listën e tij

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka pranuar se lojtari i pozitës së njëjtë në Real Madrid, Casemiro renditet ndër lojtarët më të mirë të botës në pozicionin e tij.

Braziliani luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, duke punuar pa u lodhur dhe duke i dhënë një armë më shumë ekipit të Zinedine Zidane.

Casemiro mban fjalën, bëhet tullac nga berber Marcelo (Foto/Video)
Lexo po ashtu Casemiro mban fjalën, bëhet tullac nga berber Marcelo (Foto/Video)

Kjo ka bërë që edhe Busquets ta zgjedhe Casemiron kur iu kërkuan pesë lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij në fushë, ndërsa edhe emrat e tjerë nuk ishin më pak befasues.


Busquets e Casemiro gjatë një dueli në El Clasico

“Ka mesfushorë të mëdhenj në futbollin botëror, dhe secili ka stilin e tyre. Asnjë lojtarë nuk është i njëjtë”, ka thënë fillimisht Busquets për sc.qa gjatë një vizite në Aspire Academy të Katarit, transmeton Telegrafi.

Klopp tregon futbollistët që do t’i transferonte te Liverpooli, zbulon “gjeniun”
Lexo po ashtu Klopp tregon futbollistët që do t’i transferonte te Liverpooli, zbulon “gjeniun”

“Në pozicionin tim unë do të përmend Casemiron, i cili po bën shumë mirë, Bruno luan shumë mirë në Villarreal, Chelsea ka luajtur një sezon të madh me [N’Golo] Kanten dhe [Nemanja] Maticin”.

“Shumë lojtarë, Ander Herrera në Manchester United gjithashtu, por do të ishte e vështirë të zgjidhen vetëm pesë, sepse çdo lojtar është i ndryshëm”, përfundoi mesfushori i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori