Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve.
Kështu ka thënë ai në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve në Prishtinë, ku theksoi se Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin me zyra të përbashkëta në Milano e Bari.
Kjo sipas tij, ka rritur efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.
Kurse ambasadori amerikan, Greg Delawie ka vlerësuar lartë letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit.
Sipas tij, Kosova po kalon në një tranzicion, nga konsumuese e sigurisë në kontribuuese të saj.
Ai po ashtu ka theksuar se është shumë i kënaqur me vazhdimin e misionit të KFOR-it për ofrimin e sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka vlerësuar se MPB-ja dhe agjencitë tjera kanë shënuar rezultate të prekshme dhe për lakmi gjatë viteve që po lëmë pas, sidomos gjatë vitit të fundit, por në të njëjtën kohë, në rrafshin e përgjithshëm, sfidat mbesin edhe më tej.
Sipas Hysenit, integrimi i Kosovës në strukturat e sigurisë, euroatlantike dhe ndërkombëtare është i një rëndësie tepër të veçantë, sepse në kohën e internetit, këmbimi i informacionit është thelbësor për luftimin e dukurive negative.
Ai ka folur edhe për sfidën e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ka shtuar se vendi ynë do të vazhdojë për përpjekjet që në vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesë e kësaj agjencie.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli ka thënë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paraqitur në dy rrafshe, atë legjislativ dhe përgatitjeve për planifikim të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur, që gjithsej janë pesë shtylla të transformimit.
Demolli ka thënë se MFSK, në rrafshin bilateral, deri më tash ka nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi, përfshirë edhe shtete të NATO-s.
Një rëndësi të posaçme sipas tij, në transformimin e FSK ka dhënë garda nacionale e Iowa, me të cilën bashkërisht, FSK brenda këtij viti kanë shënuar 55 aktivitete të përbashkëta.
Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me NATO-n, është praktike dhe një aspiratë e konsolidimit. Sipas tij, Kosova është partnerja më e rëndësishme e NATO-s në Evropë, pas Italisë. Majko ka folur edhe për marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet e tjera në rajon.
E ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe në veçanti për partneritetin për paqe.
Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet gjatë ditës ku do të diskutohet për: Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit; Diplomacinë Ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit
Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'