LAJMI I FUNDIT:

Bursat evropiane e nisin javën në rënie

Bursat evropiane e nisin javën në rënie

Bursat evropiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, sidomos asaj kineze.

Indeksi evropian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5 për qind, ndërsa sektori farmaceutik kryeson humbjet në rënie me 1.7 për qind.


Edhe sektori i naftës dhe gazit është në rënie me rreth 0.8 për qind.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit kanë publikuar humbe, por Nikkei i Tokios po qëndron në nivelin më të lartë në 33 vitet e fundit. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimet diplomatike mes SHBA dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë zyrtare në Pekin, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë, volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë i ulët, gjatë ditës së sotme, pasi Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e një feste kombëtare. /Telegrafi/