LAJMI I FUNDIT:

“Burri yt ka resorte luksoze në botë”, Emina Çunmulaj tregon se përse rikthehet për pushime në Mal të Zi

“Burri yt ka resorte luksoze në botë”, Emina Çunmulaj tregon se përse rikthehet për pushime në Mal të Zi

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka folur në ‘podcast’-in e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj.

Ajo është e martuar me biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë së bashku.

E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, modelja tha sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën.


Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja që jeton dhe vepron në Amerikë theksoi se në Ulqin ndihet sikur në Maldive.

“Një ndër emocionet kryesore të njeriut është dashuria. Për mua, mendoj se gjithçka në jetë niset me dashuri. Edhe në qoftëse ka hidhërim, në fund të fundit gjithçka mund të bëhet me dashuri, kalohet gjithçka në jetë”, u shpreh ajo.

Të gjitha lajmet nga Emina Cunmulaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emina Cunmulaj

Emina tutje shtoi: “E dua vendin e vet. E dua popullin e vet. Unë kam ndërtuar edhe një shtëpi në fshat ku jam rritur sepse dua që fëmijët e mi të mos harrojnë kurrë në jetë prej nga e kanë nënën, kjo është detyra ime. Unë i mësoj fëmijët e mi të flasin gjuhën shqipe, ashtu siç e flas, me ia mësua fëmijëve gjërat që i kam ditur qysh nga fëmijëria, kur kam ngrënë fasule, suxhuk, unë ndryshe nuk di. Ajo që di është edhe dashuria ndaj vendit të vet. Më shumë dua me qenë në Adriatik se kudo në botë, është një ndjenjë. Edhe kur futem në ujë ndihem ndryshme, në Ulqin kohën e kaloj sikur me qenë në Maldive. E kam një qetësi që nuk mundem ta shpjegoj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori