LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Gllogoc

Burri rrah gruan në Gllogoc
Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Gllogoc.


Ndërkaq, siç thuhet në raport viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima femër kosovare  ka raportuar se pas një marrëveshje në familje  është duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga  bashkëshorti i saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari bashkëshorti i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/