Ky është momenti kur burrit i bie në një liqen unaza prej 1,100 eurosh me të cilën do t’i propozonte martesë të dashurës.

Ross Bamber, 26-vjeçar, u ul në gjunjë për t’i propozuar partneres Geri Ashforth, 23-vjeçare, kur unaza ra në dërrasa dhe pastaj poshtë në ujë, transmeton Telegrafi.

Një video që supozon të tregojë propozimin e lumtur, kap në vend të kësaj momentin kur unaza ra nga kutia përpara se të binte në liqen.

Ross shikon Gerin me tmerr, e cila i thotë: “Nuk ishte ajo që mendova se ishte, apo jo?”, derisa mbulonte sytë me duar.

Videoja e fejesës së çiftit, e filmuar në një vendstrehim liqeni në Watton, Norfolk më 15 qershor, është bërë virale në TikTok me më shumë se tre milionë shikime.

“Nuk mund ta besoja”, tha Ross, nga Costessey, Norfolk.

“E nxora unazën nga xhepi dhe derisa hapa kutinë, unaza ra. Unaza kërceu nja dy herë dhe më pas ra në ujë përmes boshllëqeve të tarracës”.

Ross u përpoq të shpëtonte situatën duke improvizuar me një unazë premtimi që ishte tashmë në gishtin e fejesës së Gerit.

Por në vend të kësaj, çifti bleu një unazë tjetër dhe u kthyen në liqen të nesërmen për ta bërë propozimin siç duhet – pa i rënë unaza këtë herë. /Telegrafi/