LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Filipinet që u bë miliarder me “perandorinë” e krokodilëve

Burri nga Filipinet që u bë miliarder me “perandorinë” e krokodilëve

Pse duhet mbajtur një krokodil kur mund t’i keni me mijëra? William Belo nga Filipinet, i cili është pronar i Wilcon Depot Inc dhe njëherit i 57 dyqaneve në mbarë vendin, ishte duke shkuar drejt hapave të suksesit kur vendosi të fillojë një biznes më ndryshe nga tjerët.

Ai fillimisht filloi me vezë, por kur e kuptoi që pulat nuk po i bënin mjaftueshëm vezë, në vitin 1990 mendoi se me to duhet t’i ushqejë tigrat dhe me vonë krokodilët. Belo bleu 1,200 për tre vite, pasi e kuptoi se ferma e “konservimit” të krokodilëve në provincën Palawan po shiste gjithçka që kishte, transmeton Telegrafi.

“Plani ishte të kem një fermë me një numër të vogël të kafshëve dhe vezë të freskëta për nevoja familjare. Njëra punë filloi ta tërheq tjetrën. Sollëm krokodilët që i ushqenim me pulat që nuk na duheshin më”, tha Belo gjatë një interviste dhënë në Manila.

Sot ai rrit një lloj të veçantë të krokodilëve dhe ka në pronësi rreth 23 mijë reptilë nga të cilët fiton shuma marramendëse. Lëkurat e tyre furnizojnë kompani të njohura si LVMH, kurse mishi i tyre po konsiderohet si varietet i mirë për konsum përfshirë salsiçet hungareze dhe një specialitet lokal që quhet sisig.

Produktet e ushqimit shiten nën markën Dundee, brend ky që i kushtohet ekskluzivisht legjendës së filmit holivudian të realizuar në vitin 1986 “Crocodile Dundee”.

Belo tani ka dy ferma të krokodilëve, një që shtrihet në 10 hektarë hapësirë dhe tjetrën që është shtatë herë më e madhe, ku i hedh jashtëqitjet dhe gjërat e tjera të panevojshme.

Gjithashtu ka rreth 800 mijë pula dhe 5 mijë derra te egër, kurse brenda një viti shet nga 2 deri në 3 mijë lëkura të krokodilëve, që çmimi për copë arrin shumë nga 200 në 250 dollarë.

“Është vështirë të zgjerohemi pasi që ushqimi i tyre është shumë i kushtueshëm, dhe nëse nuk është cilësor ndikon shumë në cilësinë e lëkurës së krokodilëve”, ka deklaruar Belo, duke pranuar se rrit një lloj të rrallë të krokodilëve që i kanë sjellë miliarda dollarë pasuri. /Telegrafi/