LAJMI I FUNDIT:

Burri i Nancy Pelosit, u ‘sulmua dhunshëm’ në shtëpinë e tyre në San Francisko

Burri i Nancy Pelosit, u ‘sulmua dhunshëm’ në shtëpinë e tyre në San Francisko

Burri i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nany Pelosi, u “sulmua dhunshëm” herët në mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tyre në San Francisko kur një sulmues hyri në banesë, sipas një deklarate nga zyra e saj.

Paul Pelosi u dërgua në spital, ku po merr kujdes mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht, thuhet në deklaratë.


Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohës për reaguesit e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill.

Ndonëse rrethanat e sulmit janë të paqarta, incidenti ngre pyetje shtesë për sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pothuajse dy vjet pas kryengritjes së dhunshme të Kapitolit.

Anëtarët e Kongresit kanë marrë para shtesë për sigurinë në shtëpitë e tyre, por disa kanë kërkuar më shumë mbrojtje pasi njerëzit janë shfaqur në shtëpitë e tyre dhe pasi anëtarët kanë marrë një sasi në rritje të komunikimeve kërcënuese. /Telegrafi/

Paul Pelosi