LAJMI I FUNDIT:

Burri 74-vjeç pretendon se ka humbur virgjërinë me alienët (Foto)

Burri 74-vjeç pretendon se ka humbur virgjërinë me alienët (Foto)

Një 74-vjeçar amerikan është i bindur; ai jo vetëm që ka kontaktuar me alienët për vite me radhë, por edhe ka humbur virgjërinë me një prej tyre.

David Huggins nga Nju Xhersi ka rrëfyer aventurat e tij aliene për regjisorin Brad Abrahams në dokumentarin “Love and Saucers”.


Në rrëfimin e tij të gjatë, David thotë se alienët e kanë vizituar me qindra herë dhe në shumë raste ka kryer seks me ta, duke u bërë baba i qindra fëmijëve me origjinë nga dy botët.

Kujtimet e tij David i ka hedhur në disa skica, që janë publikuar gjatë dokumentarit. 74-vjeçari “ka bindur” edhe djalin e tij “tokësor”, Michael se gjithçka që thotë është e vërtetë.

“Nuk kam pse ta pyes. Unë thjesht e besoj! S’kam pse të dyshoj”, thotë Michael, ndërsa të njëjtën frazë pohojnë edhe miq e ish-kolegë të punës së David.

Vetë regjisori Brad Abrahams nuk është aq entuziast. Ai thotë se me këtë dokumentar nuk kërkon që t’u mbushë mendjen njerëzve për aventurat e David, por thjeshtë të hapë një debat publik për këtë fakt, transmeton tch. “Të tjera t’i gjykojnë vetë njerëzit”, shprehet regjisori.