LAJMI I FUNDIT:

Burrat në Idaho shpërthejnë 10 balona mes trupave të tyre në 15.25 sekonda

Burrat në Idaho shpërthejnë 10 balona mes trupave të tyre në 15.25 sekonda

Dy burra në Idaho kanë thyer një rekord botëror Guinness duke shpërthyer 10 balona midis trupave të tyre në 15.25 sekonda.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, David Rush, i cili ka thyer më shumë se 200 Rekorde Botërore Guinness për të promovuar edukimin STEM, bashkoi forcat me Jonathan “Hollywood” Hannon në përpjekje për të thyer rekordin prej 17.99 sekondash.


Rush tha se personat me rekord të mëparshëm kishin përdorur një metodë “përqafimi” për të shpërthyer balonat, duke qëndruar ballë për ballë.

Ai tha se ai dhe Hannon zgjodhën metodën më “efikase”, duke qëndruar krah për krah dhe duke i shpërthyer balonat midis ijëve. /Telegrafi/