Burrat e lëshuan fshatin nga frika prej fantazmës së ligë (Foto)

Fshati i vogël Kasiguda në Indi, ka mbetur pa asnjë burrë, pasi të gjithë janë larguar nga frika prej një fantazme të ligë.
Brenda tre muajve, janë vrarë në mënyrë misterioze tre meshkuj, që dyshohet se janë bërë nga e njëjta krijesë, që po urren këtë gjini, transmeton Telegrafi.

Tashmë në këtë vendbanim kanë mbetur vetëm gra, të cilat bien të flenë sapo të perëndojë dielli, pasi të kenë mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Askush prej tyre nuk pranon të kthehet në fshat, derisa të largohet ajo që besohet të jetë një shpirt i keq dhe i rrezikshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































