LAJMI I FUNDIT:

Burim i shkëlqyeshëm proteinash dhe zëvendësim i mishit: Disa arsye përse do të duhej ta përfshini patëllxhanin në ushqim!

Burim i shkëlqyeshëm proteinash dhe zëvendësim i mishit: Disa arsye përse do të duhej ta përfshini patëllxhanin në ushqim!

Kjo perime ngjyrë vjollce ka ndikim të madh në preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare, si edhe në preventivën e kancerit

Kuzhina vegane e njeh si alternativë të shkëlqyeshme të mishit, sepse është burim i mirë i proteinave.


Patëllxhani i freskët në 100 gramë ka vetëm 24 kalori, derisa i zier ka 35, krahas kësaj është i burim i pasur i fibrave, posaçërisht i celulozës, e cila është e mirë për tretje. Gjithashtu patëllxhani është i pasur me vitaminat B1, K, C, A dhe thartirë folike.

Patëllxhani është shumë i njohur edhe për antioksidantin nasunin, i cili gjendet në lëvoren e tij dhe i mbron qelizat e organizmit nga shkatërrimi, por është edhe grumbullues i radikaleve të lira, prandaj ndikon në tajitje të tepricës së hekurit nga organizmi.

Pikërisht ky antioksidant ndikon në preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare, si edhe në preventivën e kancerit.

Konsiderohet që pikërisht për shkak të shijes së hidhët, patëllxhani ndikon në zbutjen e ngërçeve në lukth dhe në zbutjen e telasheve të ngjashme të tretjes.

Patëllxhani ka indeks të ulët glikemie, andaj për këtë arsye është artikull shumë i mirë për të sëmurët nga diabeti, ndërkaq thartira klorogjenike, e cila gjithashtu ka veprim antioksidant, ndihmon në uljen e nivelit të kolesterinës së keqe.

Përgatitja e patëllxhanit:

Mënyrat më të mira për përgatitjen e patëllxhanit janë pjekja në skarë, në avull apo skuqja në tigan.

E vetmja gjë që duhet t’i kushtoni kujdes është që nëse e tiganisni, vetvetiu vlera kalorike do të shtohet dukshëm. Dy opsionet e para janë dukshëm më të shëndetshme.

Kur të zgjidhni patëllxhanin, shtypeni që të verifikoni a është i pjekur. Nëse lëvorja kthehet sërish në vend, do të thotë që është i pjekur, nëse mbetet i shtypur, atëherë ende nuk është i mirë për gatim.

Ruajeni në temperaturë rreth 10 gradë Celsius. Priten dhe qërojani lëvoren drejtpërdrejt para gatimit, sepse shpejt prishet nëse i zbulohet “mishi”.

Shija e hidhët e patëllxhanit mund të neutralizohet me kripë para zierjes.

Priteni patëllxhanin në madhësi të dëshiruar, pastaj copave qitni kripë dhe lini të qëndrojnë 30 minuta dhe shija e hidhët do të zhduket.

Patëllxhani kombinohet me një numër të madh artikujsh, ndërkaq konsiderohet që është artikull komplementar, i cili i balancon të gjitha shijet e tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori