Që nga viti 1954, Burger King® ka inkurajuar mysafirët që ta kenë ushqimin Për Qejf ® të tyre dhe me vetëbesim ta festojnë shprehjen e vetvetes.
Sot, marka po bën një hap përpara duke prezantuar një dizajn krejtësisht të ri vizual që do të jetë i pranishëm në të gjitha pikat e kontaktit dhe përvojave të mysafirëve. Frymëzuar nga ushqimi i vërtetë dhe i shijshëm, pamja më moderne shënon ribrendimin e parë të plotë në mbi 20 vjet, për përfaqësim më origjinal të vlerave të Burger King.
Njoftimi tregon zotimin në shprehjen e komunikimit dixhital në rend të parë, dhe përmirësimeve në shije dhe standarde të cilësisë ushqimore, eliminimin e ngjyrave, shijeve dhe preservativave nga burimet artificiale, si dhe premtimin ambicioz ndaj qëndrueshmërinë së mjedisit.
Sot, më shumë se kurrë, Burger King përpiqet të sigurohet që mysafirët të ndihen mirë me ushqimin e saj, dhe kjo pasqyrohet në gjithë dizajnin vizual, dizajnin e restorantit dhe gjatë gjithë përvojës dixhitale.
Marka do të lansojë një logo të re me paketime, mallra restorantesh, meny, uniforma të ekipit, shenjëzime dhe dekore të restorantit, media sociale dhe mjete dixhitale dhe asete të marketingut. Rezultati është një pamje e re që tregon besim në të ardhmen, ndërsa qëndron e vërtetë ndaj trashëgimisë dhe çfarë mysafirët duan tek BK ® .
Duke thirrur shijen dhe cilësinë përmes dizajnit, çdo element i dizajnit u rimagjinua qëllimisht për të pasqyruar më mirë udhëtimin e ri të ushqimit të Burger King. Parimet e dizajnit shfaqin karakteristikat unike të brendit të Burger King; të lëngshme, të freskëta, të mëdha, të guximshme dhe vërtetë krenare.
Logoja: Vetëbesimi, ajo për të cilën njihet BK – ushqim i vërtetë, i thjeshtë dhe i shijshëm. Që nga lansimi i logos aktuale në 1999, industria ka kaluar në një gjuhë më moderne, më miqësore me hapësirën dixhitale. Logoja e re minimaliste plotëson në mënyrë të përsosur evolucionin e markës në kohë dhe i bën homazhe trashëgimisë së markës me një dizajn të rafinuar që është i sigurt, i thjeshtë dhe argëtues.
Ngjyra: Ngjyrat e zgjedhura janë të pashembullta dhe të guximshme, të frymëzuara nga procesi ikonik i pjekjes në flakë nga Burger King, dhe përbërësit e freskët. Fotografia e re është me strukturë të stër-zmadhuar dhe krijon aspektin e ndjesisë së ushqimit.
Shkronja: Shkronjat primare të Burger King (në mënyrë të përshtatshme) quhen “Flakë “. Fonti është i frymëzuar nga forma e ushqimit të BK – i rrumbullakosur, i guximshëm, i shijshëm – dhe personalitetit lozonjar të markës.
Uniformat: Uniformat e anëtarëve të ekipit pasqyrojnë mjeshtrit e flakës, duke bërë përzierjen e stilit bashkëkohor dhe të rehatshëm me ngjyra të dallueshme dhe grafika. Anëtarët e vërtetë të ekipit shfaqen në reklamat e BK.
Paketimi: Paketimi prezanton logon e re me shumë krenari, si dhe ngjyra të theksuara dhe ilustrime të gjalla të përbërësve.
“Dizajni është një nga mjetet më thelbësore që ne kemi për të komunikuar atë se kush jemi dhe çfarë vlerësojmë, dhe luan një rol jetik në krijimin e dëshirës për ushqimin tonë dhe maksimizimin e përvojës së mysafirëve,” tha Raphael Abreu, Shefi i Dizajnit të Restoranteve Ndërkombëtare të Markës. “Ne kemi dashur të përdorim dizajnin për t’i bërë njerëzit të dëshirojnë ushqimin tonë ; përsosmërinë e tij në skarë dhe mbi të gjitha shijen e tij.”
Vizitorët do të fillojnë të shohin identitetin e ri vizual në fillim të vitit 2021. Gjatë viteve të ardhshme, Burger King synon të zbatojë këtë dizajn të ri në restorantet e saj në të gjithë botën. Për informacion shtesë, vizitoni www.BK.com.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?