LAJMI I FUNDIT:

Burdushi rrëfen se si provoi të kryejë vetëvrasjen në burg

Burdushi rrëfen se si provoi të kryejë vetëvrasjen në burg

Pas informatës se mjeku popullor Hysri Peqani-Burdushi, i cili po mbahet në paraburgim, ka tentuar të vetëvritej, zyrtarë të KMDLNJ në Prizren e kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren me qëllim që të njihen me gjendjen e tij.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Qendra Rajonale e KMDLNJ në Prizren, zyrtarë të kësaj qendre e kanë vizituar dhe e kanë intervistuar Burdushin në Qendrën e Paraburgimit.


Gjatë intervistimit ai ka deklaruar se “jam shumë mirënjohës për sjelljet dhe trajtimin tim në Qendrën e Paraburgimit nga ana e stafit të oficerëve dhe menaxhmentit në përgjithësi. Këta njerëz janë për t’u komplimentuar. S’kam asnjë vërejtje”.

Duke iu referuar rastit kritik, të datës 25.02.2019, kur edhe tentoi të vetë vritej, Burdushi ka thënë se “kam qenë me disa narkomanë në dhomë dhe nga ta të shumtën e kohës kam patur presion psikik, duke ditur problemet që mund të sjellin vartës të tillë”, shkruan Telegrafi.

“Ditën kritike, 25.02.2019 në ora 5.30 kam qenë shumë i shqetësuar dhe akumulimi i saj arriti kulmi, kur tentova të kryej aktin e vetëvrasjes. E kam lidhur një çarçaf në formë litari dhe e kam varur në mbajtësen e televizorit, e më pas e kam vënë në qafë. Për fatin tim të mirë janë liruar mbajtëset e ramit të televizorit e bashkë me ta pas rreth 10 sekondash kamë rënë në tokë, duke mos mundur ta kryej aktin e vetëvarjes. Në moment janë zgjuar shokët e dhomës, ku A.S. më ka heq litarin dhe i kanë rënë derës, dhe menjëherë kanë ardhur oficerët që bashkë me stafin mjekësor më kanë dhënë ndihmën, për çka i falënderoj shumë. Pas kësaj kam patur të vjella dhe jam stabilizuar, pas marrjes së terapisë. Po ashtu, dua të theksoj se pas 30 minutash komplet stafi menaxherial ka ardhur në punë bashkë me drejtorin, duke u interesuar për gjendjen time”, ka sqaruar Burdushi.

Burdushi tenton të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
Lexo po ashtu Burdushi tenton të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Më tej ai ka deklaruar se është trajtuar me barëra dhe është stabilizuar.

“Jam vëzhguar për 24 orë rresht tërë kohën, duke patur derën e qelisë të hapur, derisa kam kërkuar ndërkohë që të kaloj në një qeli i vetëm. Edhe për këtë rast, pas kërkesës sime, drejtori më ka mundësuar dhe të njëjtën ditë, kur kam bërë kërkesën, 06.03.2019 e ka aprovuar dhe tanimë ndjehem shumë më mirë dhe jam qetësuar sa i takon gjendjes shpirtërore’, ka thënë Burdushi.

Sipas KMDLNJ, Burdushi ka një apel për organet e drejtësisë, që të ndihmojnë në vendosjen e një mase tjetër, arresti shtëpiak apo paraqitje në polici, ku ai do të ishte  afër  familjes, si dhe do të jetë përherë bashkëpunues me organet.

Ndërsa, sa i takon epilogut përfundimtar të procesit gjyqësor dhe akuzës me të cilën ngarkohet, Burdushi ka thënë se është tërësisht i pastër.

Të gjitha lajmet nga Burdushi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burdushi

“Jam viktimë e politikës. Pres me padurim që të nis gjykimi, nga ku jamë i bindur do të dal i pafajshëm”, ka thënë ai me optimizëm.

KMDLNJ gjatë vizitës ka konstatuar se i paraburgosuri Hysri Peqani ,  i njohur si Burdushi edhe pse i vetëm në qeli dhe me gjendje shumë të mirë, është edhe më tej në masën e vëzhgimit nga stafi i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori