LAJMI I FUNDIT:

“Bunkeri i Miliarderëve”: Ishulli me vetëm 34 shtëpi, që ruhet nga 13 policë – aty jetojnë miliarderë, modele e këngëtarë, por edhe senatorë amerikanë (Foto)

“Bunkeri i Miliarderëve”: Ishulli me vetëm 34 shtëpi, që ruhet nga 13 policë – aty jetojnë miliarderë, modele e këngëtarë, por edhe senatorë amerikanë (Foto)

“Bunkeri i Miliarderëve” në Miami është një ishull i sigurisë së lartë që ka një forcë policore prej 13 personash për 42 banorët e saj.

Siç shkruan BusinessInsider, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ishullin, i cili, përveçse njihet si “Bunkeri i Miliarderëve”, përbëhet nga “komunitetet më të pasura dhe më të sigurta në Miami Beach dhe në botë”.


Ndryshe, Indian Creek është një fshat prej vetëm 42 banorësh në një ishull të vogël privat në gjirin e Biscayne të Miamit.

Nofka “Bunkeri i Miliarderëve” rrjedh nga banorët e tij të pasur dhe të profilit të lartë, duke përfshirë investitorin miliarder Carl Icahn, supermodelen Adriana Lima, si dhe këngëtarin spanjoll Julio Iglesias.

Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra: Brenda objektit ku fshihen rezervat e arit në Amerikë, por edhe dokumente të rëndësishme shtetërore (Foto/Video)

“Indian Creek është një ishull ekskluziv i vendosur në ujërat e bukura të Biscayne Bay dhe i njohur si vendbanim për komunitetet më të pasura, private dhe më të sigurta në Miami Beach dhe në botë”, ka shkruar Michael Light, themeluesi i Miami Luxury Homes dhe drejtori i lartë i shitjeve luksoze në Douglas Elliman.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, “niveli i lartë i privatësisë dhe sigurisë është prioriteti më i lartë për banorët e Indian Creek dhe sigurohet duke pasur forcën e vet private të policisë, si dhe 24 orë patrullim detarë të armatosur që monitoron ujërat që rrethojnë ishullin”.

Po sipas të njëjtit shkrim, 34 shtëpi janë ndërtuar rreth perimetrit të ishullit, duke u dhënë atyre të gjithave pamje nga uji – ndërsa qendra është e zënë nga një fushë golfi.

Shqiptari bëhet hit në mediat zvicerane: Ndërtoi pishinë për peshqit në oborrin e tij, vetëm njëri prej tyre kushton deri në 20 mijë franga (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shqiptari bëhet hit në mediat zvicerane: Ndërtoi pishinë për peshqit në oborrin e tij, vetëm njëri prej tyre kushton deri në 20 mijë franga (Foto/Video)

Çfarë është karakteristikë, është fakti se Departamenti i policisë i Indian Creek monitoron hyrjen e vetme në ishull.

Indian Creek Village është i arritshëm vetëm me makinë përmes një ure të vetme që shtrihet në ujërat e lumit Surfside.

Dhe nëse dikush që dëshiron të blejë një shtëpi atje, ato megjithatë janë rrallë për shitje. Tani për tani, ka vetëm një shtëpi në treg: një me tetë dhoma gjumi, rezidencë mesdhetare, çmimi i së cilës llogaritet rreth 24 milionë dollarë.

Sipas përshkrimit të bërë në këtë medium nga njeriu që ka vizituar ishullin, edhe pse shtëpia në shitje mund të fotografohej, nuk lejohej të merrje fotografi të ndonjë shtëpie tjetër në ishull.

Gjithashtu, kur jemi te shitja e tyre, ndonëse shtëpia prej 24 milionë dollarë është e vetmja në treg, shtëpitë në fshat kanë qenë të njohura se shiten ende pa bërë ndonjë shpallje.

Në shkurt, një shtëpi në Indian Creek që nuk ishte zyrtarisht në treg u shit për 50 milionë dollarë, duke thyer rekordin për shtëpinë më të shtrenjtë të vetme familjare të shitur në zonën e Miamit.

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)
Lexo po ashtu Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)

Kjo thuhet se ishte hera e dytë që shtëpia kishte thyer rekordin, pasi ishte shitur për 47 milionë dollarë në vitin 2012.

Nëse rastësisht ju “bie rruga andej” ju nuk do të lejoheshit të dilni nga makina dhe fotografi mund të bëni vetëm përmes dritares së saj.

Kjo pasi që, është i sigurisë së lartë dhe se banorët janë shumë të shqetësuar për privatësinë. Kështu, makinat e policisë sillen rregullisht rreth ishullit.

Ishulli bëhet e ditur se ka vetëm një rrugë, Indian Creek Island Road e cila është e kufizuar nga shtëpitë luksoze në njërën anë dhe një fushë golfi e përkryer në anën tjetër.

Shumica e shtëpive të fshatit qëndrojnë prapa portave, pjesërisht të “mbuluara” nga palma dhe gjethe të tjera.

Si të veçanta që janë, investitorë të nivelit të lartë, miliarderë rusë, trajnerë profesionistë, modele dhe këngëtarë, madje edhe senatorë amerikanë e kanë quajtur Indian Creek Village si “shtëpi të tyre”.

Ishulli është me të vërtetë i vogël – mjafton që të bëni një turne me makinë për rreth 20 minuta.

Një detaj tjetër që bie në sy, është edhe se aty mund të shohësh shumë pak civilë të vetëm në rrugë ose në oborre, çfarë mund të thuhet se është një nga gjërat që e bëjnë këtë ishull “të shkretë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori