LAJMI I FUNDIT:

‘Bundesbank’ hedh poshtë propozimin e një monedhe digjitale për Eurozonën

‘Bundesbank’ hedh poshtë propozimin e një monedhe digjitale për Eurozonën

Anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore të Gjermanisë (Bundesbank) kanë hedhur poshtë propozimin e një monedhe digjitale zyrtare të Eurozonës dhe përsëri paralajmëruan për humbjet nga investimet në kriptovaluta.

“Paraja digjitale nga bankat qendrore e ngjashme me paranë fizike, është diçka që nuk pritet në të ardhmen”, thekson në një njoftim Bundesbank, transmeton Telegrafi.


Këto valuta iu mundësojnë përdoruesve kryerjen e transaksioneve jashtë kufijve në mënyrë të menjëhershme, pa shpenzime shtesë, ku kanë fituar popullaritet për shkak të rritjes së shpejtë në vlerë.

Bitcoin aktualisht është kriptovaluta më e njohur, e cila është rritur mbi 1,700 për qind që prej fillimit të këtij viti. Mirëpo, të premten e kaluar, Bitcoi humbi mbi 40 për qind në një ditë të vetme dhe ky është një tregues për rreziqet që bartin këto valuta.

Komiteti për Mbikëqyrje Bankare në Bazel, gjatë muajit shtator deklaroi se është ende shumë herët për të vlerësuar nëse bankat e nivelit qendror mund të emetojnë kriptovalutat e tyre, për shkak se rreziqet nuk mund të llogariten plotësisht.

Analistët kanë paralajmëruar për investimet me levë financiare në këto valuta. Nëse humbjet ndikojnë dhe tek të tjerët për shkak të financimit me kredi, atëherë do të rritej rreziku që tregjet financiare të goditën. /Telegrafi/