Gjatë muajve të verës, Kosova i ngjan një oaze ku fliten shumë gjuhë të botës dhe makina me targa nga më të ndryshmet defilojnë rrugëve të saj.

Vizitorët e saj të përhershëm, që shumëfishohen çdo vit gjatë muajve korrik dhe gusht, janë Diaspora e saj e madhe, e shpërndarë nga Australia në Kanada, SHBA dhe Evropë, të cilët kthehen për pushime me familjet e tyre.


Vendet e tjera kanë plazhe dhe monumente historike që tërheqin turistë, por për Kosovën shpesh thuhet se ka Diasporën e saj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës raportoi se vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 476 mijë e 469 pasagjerë, që përbën një rritje prej 3.95 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025, ndërsa i njëjti trend pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit gusht.

Mijëra të tjerë kanë vizituar Kosovën edhe përmes rrugëve tokësore.

Por jo vetëm kaq. Në vitet e fundit, me hyrjen e brendeve të huaja si Wolt në treg dhe shtrirjen e shërbimeve të saj në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Gjilan, si dhe organizimin e festivaleve ndërkombëtare si Sunny Hill Festival, organizuar nga Dua Lipa, është rritur edhe numri i të huajve që vizitojnë Kosovën çdo vit, veçanërisht Prishtinën.

Ardhja e Diasporës dhe festivalet e shumta, thonë autoritetet lokale, po krijojnë një zinxhir ekonomik, turistik dhe kulturor që shtrihet në hotele, gastronomi, transport, industri kreative dhe në mënyrën se si Kosova prezantohet jashtë vendit.

Wolt, me krenari, është pjesë e këtij bumi veror që po përjeton Kosova, duke shënuar rritje të konsiderueshme në numrin e porosive.

Sipas të dhënave të brendshme, në qershor numri i porosive në platformë u rrit për më shumë se 10 për qind, ndërsa në korrik rritja arriti në 23.7 për qind, dhe ky trend po vazhdon edhe gjatë muajit gusht.

Lisandri Dragoj, përfaqësues i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, tregon se ndikimi i Diasporës në ekonomi, veçanërisht gjatë sezonit të verës, është i dukshëm dhe përkthehet në rezultate të prekshme.