Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë pika më e nxehtë me të cilën do të ballafaqohet kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Burime të Ekonomia Online brenda koalicionit PAN bëjnë të ditur se ndër punët e para që do t’i bëjë Ramush Haradinaj si kryeministër është shkarkimi i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën.
Ndërsa, po sipas këtyre burimeve këtij Komisioni do t’i prijë profesori i gjeografisë dhe ish deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili do të ketë barrën kryesore së bashku me disa ekspertë ndërkombëtarë për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
E këtë ide të PAN-it e ka mirëpritur Bulliqi i cili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe pse nuk ka marrë ndonjë ftesë apo propozim të tillë është i gatshëm të japë kontributin e tij profesional për të zgjidhur çështjen e demarkacionit, të cilin e vlerëson mjaftë problematik.
“Në qoftë se Qeveria e ardhshme mendon se ka nevojë për eksperiencën tonë dhe punën tonë, sigurisht që ne bashkërisht me një ekip do të jemi të gatshëm t’i bashkëngjitmi atij komisioni dhe t’i ndihmojmë për me i tejkalua të gjitha këto sfida dhe probleme të cilat janë”.
Ai po ashtu ka pohuar se problemi i marrëveshjes së demarkacionit do të vazhdojë edhe me Qeverinë e re.
Por ai ka ofruar zgjidhje duke thënë se takimi me palën malazeze është i patjetërsueshëm.
“Ne kemi dhënë shumë herë mendimin tonë se si duhet të zgjidhet ky problem dhe puna e parë që duhet të bëjë qeveria e re e cila do të formohet do të jetë aranzhimi i kontakteve të drejtpërdrejta me palën malazeze në mënyrë që të ulet dhe të diskutohet rreth lëshimeve që kanë ndodh sa i përket procesit së demarkacionit. Shpresojmë që pala malazeze të ketë mirëkuptimin se ne kemi mirëkuptimin sepse ne kemi marrëdhënie të mira me Malin e zi”, ka thënë Bulliqi.
Ish deputeti Bulliqi ka shtuar se në rast se nuk kthehet marrëveshja e cila ka ekzistuar pas demilitimit të vitit 1946, atëherë kjo marrëveshje duhet të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.
“Të ulemi të bisedojmë edhe njëherë për ndryshimet që duhet bërë dhe në fakt vija kufitare të kthehet në vijën kufitare e cila ka ekzistuar pas demilitimit të parë të vitit 1946 në rast se nuk ka një kompromis të tillë më palën malazeze atëherë solucioni i fundit mbetet në arbitrazhin ndërkombëtar”.
Bulliqi ka thënë se përveç demarkacionit, Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet edhe me një tjetër problem madhor, e që është asociacioni i komunave serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe