LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi jep versionin e tij pse vitin e kaluar fitoi pa balotazh e tash jo: Gara për asamble i komplikon situatat

Bulliqi jep versionin e tij pse vitin e kaluar fitoi pa balotazh e tash jo: Gara për asamble i komplikon situatat

Kandidati i LVV për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për rezultatin zgjedhor të tij në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Bulliqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se gara e këtij viti dallon nga gara e nëntorit të vitit të kaluar.

“Në nëntor kemi qenë vetëm tre kandidatë dhe njëri e ka ditur që nuk ka asnjë gjasë për t’u bërë kryetarë. Tjetri problem pse nuk arrita të fitoj pa balotazh është se në këto zgjedhje ka pasur edhe garë për asamble. Ju e dini mirë që gara për asambleistë i komplikon bukur shumë situatat. Lidhjet farefisnore dhe numri i madh i kandidatëve shpesh e shpërndajnë shumë votën”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Bulliqi thotë se megjithatë ka mundur të ndikojë edhe periudha e shkurtër në qeverisje që nuk ka mundur të bëjë ndonjë mrekulli.

“Nuk ka asnjë fakt se dikush në këta 10 muaj  dikush nga qeverisja ime ta ketë keqpërdoruar ndonjë euro”.

Kryetari aktual i Podujevës thotë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja, Ekrem Hyseni ka bërë një fushatë të pistë ndaj tij.

“Në ditën e heshtjes zgjedhore njerëzve u janë dërguar fotografi të montuara që dëmtojnë atë”.

Bulliqi thotë se personat që merren me këto foto janë njerëz të strukturave të LDK-së që sipas tij tashmë janë adresuar në organe të drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori