LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria sot nderon Ivanovin me çmimin “Honoris Causa”

Bullgaria sot nderon Ivanovin me çmimin “Honoris Causa”

Në një ceremoni solemne, kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga Akademia e Shkencave në Sofje të Bullgarisë, do t’i ndahet çmimi “Honoris Causa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov do të zhvillojë takim me akademikun Stefan Vodeniçarov dhe do të mbajë ligjeratë me temë “Migrimi dhe emigrantët, sfida për mijëvjeçarin e tretë”.


Poashtu, Ivanov nesër do të realizojë takime me kolegun e tij bullgar, Rosen Plevneliev si dhe me kryetarin e ri të Bullgarisë, Rumen Radev, ku do të biserdohet për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal. /Telegrafi/