LAJMI I FUNDIT:

​Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë gjatë vitit 2023

​Buleshkaj: Mbi 10 mijë deklarime të pasurisë gjatë vitit 2023

Mbi 10 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë gjatë këtij viti, të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të pasurisë. Drejtori i a, Yll Buleshkaj deklaroi se është dyfishuar numri i regjistrave të deklarimit të pasurisë.

Sipas tij, gjatë vitit 2023 ka pasur edhe shkëputje të kontratave, e raste të tjera të cilat janë dërguar në prokurori e gjykata.


Në konferencë për media, Buleshkaj tha se ky vit ka qenë i suksesshëm në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.

“Këtë vit kemi pasur rreth 296 kërkesa të cilat i kemi trajtuar e këto kërkesa kanë rezultuar me 66 vendime, me 12 opinione, me 165 përgjigje dhe me 17 mbyllje rastesh. Po ashtu i kemi 36 raste të cilat jemi duke i trajtuar. Në qoftë se e krahasojmë me vitin e kaluar i kemi pasur rreth 220 raste, këtë vit kemi pasur një rritje të rasteve. E që ne i përkthejmë si agjenci në besim që kanë qytetarët dhe OJQ-të, mediat në agjenci për të trajtuar rastet të cilat mund të rezultojnë me konflikt interesi.

Si rezultat i punës tonë kemi plot vendime të cilat janë anuluar nga institucionet komunale apo qendrore, kemi kontrata të cilat janë shkëputur për shkak që janë lidhur në bazë të konfliktit të interesit. Ka drejtor të cilëve u është ndërprerë kontrata sepse janë emëruar në konflikt interesi, kemi rezultate të prekshme. Kemi edhe disa raste të cilat i kemi përcjell qoftë për gjyqësor apo prokurori”, tha Buleshkaj.

Buleshkaj shtoi se gjatë vitit janë marrë edhe me 66 kallëzimet penale të vitit të kaluar.

Ai u zotua se viti 2023 ka qenë i suksesshëm për deklarimin e pasurisë, ku theksoi se është dyfishuar numri i regjistrave.

“Kemi pasur për herë të parë është mbi dyfishuar numri i regjistrave të deklarimit të pasurisë të cilët ne i kemi pranuar. I kemi 10 mijë e 890 deklarime të pasurisë të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të pasurisë. Mund ta themi me krenari që Kosova është vendi i parë në glob që me futjen në funksion të deklarimit elektronik të pasurisë i kemi mbi 99 për qind të subjekteve deklaruese të zyrtarëve publik të cilët i kanë kryer deklarimet përmes këtij sistemi elektronik. Kjo na ka ndihmuar për të pasur saktësi më të mëdha të të dhënave, sepse më herët është dashur që nga kopjet fizike ne t’i bartim në forma elektronike për të mundur t’i krahasojmë me databazat ku krahasohen këto të dhëna”, shtoi ai.

Buleshkaj shtoi se gjatë këtij viti kanë qenë rreth 170 zyrtarë të cilët kanë kryer trajnime.

“Jemi në proces të kontrollit të plot të pasurisë për 1708 subjekte deklaruese, e duke i shtuar këtu edhe familjarët e tyre, ky numër tejkalon mbi 4000. Jemi në mes të procesit, po besoj që procesin e verifikimit të plotë do ta kryejmë në fillim të vitit të ardhshëm. Këtu është mirë ta përmendim edhe përkrahjen që kemi pasur nga Këshilli i Evropës përmes mentorimit, i cili është duke na ndihmuar hap pas hapi në aspektin teknik për ta kryer këtë punë, sipas standardeve evropiane dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, theksoi Buleshkaj.

Buleshkaj konsideroi që është shënuar sukses edhe në sinjalizim, ku disa raste janë dërguar edhe në prokurori.

“Janë 19 raste të paraqitura si sinjalizime të jashtme. Të gjitha këto janë trajtuar përveç një nga to. Nga këto 19 raste, dy janë përcjellur në prokurori, një rast është dërguar në një komunë të Kosovës për procedim të mëtutjeshëm, një rast është përcjellur në një ministri të Kosovës për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq 11 raste janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes së kritereve ligjore. Ndërsa, tri raste tjera janë mbyllur për shkak se nuk ka rezultuar që veprimi i raportuar të përbëjë shkelje sipas ligjit. Ndërsa, jemi në fazën finale të trajtimit të rastit të fundit për këtë vit. Nëse krahasojmë të dhëna me vitin paraprak, kanë qenë 14 vitin e kaluar, ka një rritje rreth 30 për qind të rasteve”, përfundoi ai.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj tha se kanë arritur që të trajnojmë mbi 180 zyrtarë apo autoritete përgjegjëse brenda institucioneve, të cilët janë të autorizuar për të trajtuar rastet e mundshme të konfliktit të interesit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori