LAJMI I FUNDIT:

Buldozerët prishin kasollen e një heroi lufte që kishte vendosur të jetonte si “Rambo” në pyll (Foto)

Buldozerët prishin kasollen e një heroi lufte që kishte vendosur të jetonte si “Rambo” në pyll (Foto)

Një hero lufte u shndërrua në një Rambo të vërtetë duke ndërtuar një shtëpi të fshehtë në pyll – e cila megjithatë i ishte shkatërruar nga zyrtarët e pylltarisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mike Allen, 37 vjeç, punoi në kasollen e tij të bukur për dy vjet, si një mënyrë për t’u marrë me “çrregullimin e stresit post-traumatik” (PTSD) të tij.


Por kur ai u kthye në shtëpi në fundjavën e të Dielës së Përkujtimit, Mike ishte ndjerë “i shkatërruar” kur e kishte gjetur atë të rrafshuar nga bulldozerët.

Ish-ushtari ndërtoi atë në një pjesë të Uellsit, kur martesa e tij u shkatërrua dhe ai po flinte në banesat e shokëve.

Mike tha: “Kasollja ishte shtëpia ime, shenjtërorja ime. Nuk po i shkaktonte ndonjë dëm askujt dhe po më shëronte. Unë nuk do të isha i gjallë sot pa të”.

Në turneun e tij në Afganistan në vitin 2011, Mike kaloi afërsisht shtatë muaj duke pastruar bomba.

Ai tha: “Një ditë një polic afgan pranë meje u fut në një pajisje dhe u hodh në erë. Pashë të gjitha. Duhej ta bartnim trupin e tij. Ajo ishte e tmerrshme”.

Në vitin 2014, Mike u largua nga ushtria dhe pësoi dhimbje të mëtejshme dy vjet më vonë, kur nëna e tij vdiq.

Ai tha: “Që nga atëherë unë do të diagnostikohesha me PTSD”. /Telegrafi/