Bukën kurrë nuk duhet ta mbani në qese, aq më parë në atë plastike: Qe përse nuk duhet!
Zgjidhja më e mirë do t’ju tingëllojë mbase si e krisur, mirëpo vërtet është fenomenale për shumë arsye
Shumica e njerëzve bukën e lënë në tavolinën e kuzhinës, në kutinë e bukës apo në dollapin e kuzhinës, ndërkaq me atë rast e mbajnë në qese letre apo plastike, transmeton Telegrafi.
Ky është gabim për shkak të të cilit buka shpejt myket dhe bëhet bajat pas vetëm disa orëve!
Qesja ngadalë, por me siguri e “than” bukën, ndërkaq temperatura e dhomë është ideale për krijim të mykut. Dhe nëse bukën e lini në kuzhinë në vendet ku mund të ketë kontakt me ujin, do të myket edhe më shpejt.
Zgjidhja e mirë është, sado që t’ju duket e krisur, ta fusni bukën në frigorifer me ngrirje të thellë.
Kështu gjithmonë do të keni bukë të freskët, por mund ta shkrini në dy mënyra:
1. Nëse ju nevojitet ta konsumoni menjëherë, nxirreni bukën e ngrirë, vendoseni në folie alumini dhe nxeheni në furrë;
2. Nëse dëshironi bukë të freskët për mëngjes, nxirren para se të shkoni të flini gjumë dhe lëreni në një leckë të pastër kuzhine që gjatë natës ngadalë të shkrihet. Në mëngjes do të ketë shije sikur ta kishit blerë në furrë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi