LAJMI I FUNDIT:

Buka lirohet në 25 cent

Buka lirohet në 25 cent

Siç shkruan e përditshmja Koha Ditore, java e parë e janarit ka sjellë së paku një artikull më të lirë, ndërsa njëra prej arsyeve të uljes së çmimit të bukës është edhe konkurrenca e madhe e bukëpjekësve.

Gazeta citon Jeton Gegollaj nga furra e bukës Hasi, i cili ka deklaruar se që nga dita e dytë e vitit të ri janë duke e shitur bukën me çmim prej 25 centësh.

Çmimi ka rënë nga 35 sa ishte para vitit të ri në 25 cent.


Me çmim prej 35 centësh janë duke e shitur bukën edhe supermarketet e ndryshme në qytet.

Megjithatë disa nga furrat nuk e kanë ulur çmimin e bukës dhe thonë se nuk do ta bëjnë këtë sepse me një çmim prej 25 centësh nuk mund të mbulojnë shpenzimet.