LAJMI I FUNDIT:

Buka e fisit më të shëndetshëm në planet: Recetë origjinale e vjetër dy mijë vjet!

Buka e fisit më të shëndetshëm në planet: Recetë origjinale e vjetër dy mijë vjet!
shutterstock

Hunza është popullata në të cilin jetojnë njerëzit më të shëndetshëm në botë. Ata asnjëherë nuk kanë dëgjuar për kancerin dhe nuk sëmuren thuajse asnjëherë

Kjo bukë është shumë e shëndetshme, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, sepse është ushqyese, kështu që vetëm 1 ose 2 racione bukë kamali do t’ju zvogëlojë oreksin dhe do të bëjë që të mos ndiheni të uritur për 4 deri në 6 orë, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 1 filxhan miell kokrrash të plota të bluara në gur apo përzierja 1/3 e miellit të grunjtë dhe 2/3 miell hikrre;
– kripë deti një majë luge të vogël ose erëza perimesh me kripë;
– ½ e filxhanit ujë mineral.

Përgatitja:

Përzieni miellin dhe kripën dhe ngadalë shtoni ujë dhe përzieni derisa bëni brumë.

Sipërfaqen mbi të cilën bëni bukë hidhni miell, pastaj ngjisheni derisa brumi të bëhet i butë dhe elastik.

Mbështillni bukën e gatuar me një leckë të lagur dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta.

Ndani brumin në toptha me madhësi rreth 3 centimetrash, dhe më pas përhapeni secilin topth në tortila të holla me diametër rreth 20 centimetra.

Piqni tortilat në pllakë, së pari njëra anë, pastaj ana tjetër, për rreth 10 minuta.

Duke përgatitur këtë recetë, do të keni afro rreth 10 toptha buke.

Ju bëftë mirë.

/Telegrafi/