LAJMI I FUNDIT:

Bujqit me traktorë nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë, protestojnë për shkak të pakënaqësive rreth subvencioneve

Bujqit me traktorë nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë, protestojnë për shkak të pakënaqësive rreth subvencioneve

Drejt Ministrisë së Bujqësisë janë nisur një numër i madh i bujqve me mjetet e tyre të punës, për të protestuar kundër siç thonë ata padrejtësive që u janë bërë.

Ditë më parë ata e kishin paralajmëruar protestën, duke thënë se do të nisën me 200 traktorë drejt kësaj ministrie, pasi janë të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.


Ata sot janë parë duke shkuar drejt kësaj ministrie për të protestuar.

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/