LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 1° partlycloudy_day

Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave

Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave

Fermerët e Komunës së Rahovecit po shfrytëzojnë motin e mirë që po mbretëron këto ditë për të nisur zinxhirin e prodhimit të perimeve.

Punët në bujqësi nuk përfundojnë në asnjë stinë të vitit në komunën e Rahovecit. Që nga mesi i janarit kultivuesit e fidanëve të perimeve kanë filluar te hedhin farën me qëllim që koha optimale për mbjelle t’i gjejë gati.

Çlirim Duraku nga Krusha e Madhe që tradicionalisht merret me këtë punë thotë se kanë arritur të kultivojnë varietete me cilësi të lartë, ndonëse kostoja e prodhimit është e lartë, pasi serat ku ai kultivon fidanë është nxehur me dru.


“Fidanët në serën tonë janë gati në fazën e shitjes, kemi faza edhe më të vonshme, por tash është gati për tregun e shitjes për sera. Interesimi tani është fillojmë me specin dhe me  lakrën, tash është koha e lakrës më shumë dhe specat në sera, më vonë fillojmë me domate, shalqin, pjepër etj”, tha ai për RTK-në.

Ai tha se edhe institucionet lokale dhe qendrore kanë qenë pjesë e ndihmës së tyre. “Institucionet lokale në fillim na kanë ndihmuar me sera më të thjeshta, na e kanë hapur rrugën në qeveri për të na dhënë këtë projekt”, tha Duraku.

Në një parcelë tjetër Ymer Gashi po bën gati serat për mbjelljen e trangullit. Ai thotë se dimri i butë nuk shkon në favor të bujqësisë.

“Kur ka ardhur marsi kemi mbjell, gjithnjë ka qenë koha në mars. Baba kur ka punuar para 30 vjetëve kur ka ardh marsi i kemi mbjell këto rastana. Pra krejt i kemi bërë gati në mars. Lagështi ka shumë pak, dimri shumë i butë është, kap miza më shumë, sëmundjet janë më të mëdha. Kur ka dimër të fortë sëmundjet janë më të vogla”, tha ai.

Duke qenë se Rahoveci prioritet e ka bujqësinë, institucionet lokale thonë se po mundohen t’u vijnë në ndihmë bujqëve me kapacitetet që kanë.

“Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit do t’i përkrahim fermerët në sektorin e vreshtarisë, në sektorin e perimkulturës. Gjithashtu javën e kaluar kemi hapur një thirrje për kompanitë që merren me përpunimin e perimeve, kryesisht janë të fokusuar perimet që mbillen në fushë të mbyllur ose sera, trangulli kornishin, speca të llojeve të ndryshme. Kjo është një lidhshmëri në mes të fermerëve dhe atyre që merren me tregun”, tha Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë.

Për këtë vit, me sera sipas tij në Rahovec me sera janë ndihmuar rreth 90 fermerë, ndërsa sipërfaqja e perimeve që kultivohen në ambient të mbyllur me këto ndihma është rritur për tre hektarë.

Në trend

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori