Loci do të ndihmohet nga basketbollisti amerikan, Freddy House. Këto ndryshime në klubin pejan ndodhën pasi nuk u arrit kualifikimi në garat e ‘play-off’-it në Ligën Ballkanike.

“Bujar Loci është emëruar si ushtrues detyre i trajnerit nga bordi i klubit. Ai do të jetë i ndihmuar nga Freddy House, i cili e ka pranuar ta ndihmojë sa më shumë trajnerin në arritjen e objektivave për këtë edicion”, thuhet në njoftimin e KB ‘Peja’.


Loci edhe më herët e ka drejtuar Pejën, derisa kohëve të fundit ka qenë ndihmës i trajnerëve që kanë punuar te skuadra e Pejës. 

telegrafi sport app