Komuna e Bujanocit në Luginën e Preshevës ka reaguar ndaj pretendimeve që Zyra e Prokurorit Special ka ngritur për krime lufte kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe kryetari i Kuvendit, Adnan Salihu, konfirmohet qëndrimi dhe bindja e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-s, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë.
“Vlerësojmë të paprecedent veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të publikuar njoftimin për një aktakuzë të pakonfirmuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli. Shprehim shqetësimin se ky veprim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përbën edhe shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe është në kundërshtim të plotë me parimin themelor të drejtësisë, atë të prezumimit të pafajësisë. Ritheksojmë se lufta mbrojtëse e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përherë e tillë. Ajo nuk mund të njolloset asnjëherë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta çmojë lart bashkëpunimin e institucioneve kosovare dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare përgjatë këtyre njëzet vjetëve, përfshirë Dhomat e Specializuara. Në gjithë këto procese është dëshmuar pastërtia e luftës së popullit shqiptar për liri e pavarësi. Njohim dhe vlerësojmë lart sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbështetur nga NATO, e të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Solidarizohemi dhe shprehim njëzëri mbështetjen e plotë për z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, të cilët janë ndër themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shprehim besimin e palëkundur për pafajësinë e tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Komunës së Bujanocit.
Ata i kanë konsideruar si përpjekje të padrejta dhe të rrezikshme, por të parealizueshme, tendencat për ta kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke refuzuar çfarëdo përpjekje për ta etiketuar UÇK-në si agresore.
“E vërteta për historinë e popullit shqiptar nuk mund të deformohet dhe as të tjetërsohet nga ata që pretendojnë për t’i barazuar viktimat me kryesit e krimeve serbe. Kosovën nuk mund ta dobësojë askush dhe të ardhmen e saj euroatlantike nuk mund ta devijojë dhe as ta ndalë asnjë përpjekje. Si përfaqësues të qytetarëve, të zgjedhur në mënyrë demokratike, bëjmë thirrje për unitet mes njerëzve dhe bashkërendim të angazhimeve ndërmjet partive politike për të ruajtur shtetin e Kosovës, vlerat e luftës dhe pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe kryetari i Kuvendit, Adnan Salihu./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?