Buffon, krenar për paraqitjen e Italisë

Azzurrët fituan pas ekzekutimit të penaltive (rezultati ishte 2-2 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve), gjë që dështuan ta bënin ndaj Spanjës në gjysmëfinale.
“Është momenti që ne të jemi krenarë, sepse luajtëm mirë në një ndeshje të vështirë. Do të ishte edhe më vështirë po të mos e shfaqnim karakterin në fushë.
“Vuajtëm shumë gjatë ndeshjes, por rezultati ia vlejti dhe unë isha në gjendje të jepja maksimumin për skuadrën”, është shprehur portieri i Juventusit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































