LAJMI I FUNDIT:

BSPK u bën thirrje autoriteteve dhe punëdhënësve që të rrisin sigurinë në vendet e punës

BSPK u bën thirrje autoriteteve dhe punëdhënësve që të rrisin sigurinë në vendet e punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar pas vdekjes së një 44 vjeçari, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës.

BSPK-ja u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe autoriteteve kompetente, që pas kësaj ngjarje, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.


“Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje tëpërbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë”, thotë BSPK-ja.

Në këtë reagim, BSPK-ja kërkon që të ketë një hetim lidhur me këtë rast.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, vijon reagimi.

Tutje theksohet se Qeveria e Kosovës e ka detyrim kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve të vendit.

“Kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë në vendet e punës dhe për të siguruar se punëtorët kanë mundësi të sigurojnë një jetë të denjë dhe të sigurt për familjet e tyre”, përfundon reagimi. /Telegrafi/