LAJMI I FUNDIT:

BSh: Impakti i konfliktit Rusi-Ukrainë në Shqipëri pritet të jetë i kufizuar

BSh: Impakti i konfliktit Rusi-Ukrainë në Shqipëri pritet të jetë i kufizuar

Ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në ekonominë shqiptare pritet të jetë i kufizuar dhe i administrueshëm, ka thënë sot Banka e Shqipërisë në përmbyllje të një takimi midis Guvernatorit Gent Sejko dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 

Sipas një njoftimi për shtyp të BSh-së, takimi u përqendrua në rreziqet që mund të përballet ekonomia si pasoj e përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë.


“Ndikimi i këtij konflikti në ekonominë botërore ka filluar të jetë i dukshëm, si në drejtim të rritjes së çmimeve të disa artikujve bazë, ashtu dhe në drejtim të rritjes së pasigurisë së investitorëve dhe të tregjeve financiare”, ka theksuar banka qendrore, duke shtuar se vlerësimet e deritanishme sugjerojnë se shëndeti ekonomik dhe financiar i vendit mbetet i qëndrueshëm.

BSh ka thënë gjithashtu se ekspozimi i drejtpërdrejt tregtar dhe ekonomik i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i ulët.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë

“Po ashtu, stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit është i konsoliduar. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm dhe rezerva valutore mbetet në nivel të mjaftueshëm. Në veçanti, veprimtaria e sektorit bankar zhvillohet në mënyrë normale, me tregues të mirë kapitalizimi, likuiditeti dhe performance, si dhe ekspozim të ulët ndaj rajonit në konflikt”, ka theksuar BSh.

“Testet paraprake të rezistencës tregojnë se ekonomia shqiptare ka hapësira të mjaftueshme për t’u rezistuar goditjeve të mundshme që vijnë nga ekspozimi direkt me vendet në konflikt”, ka nënvizuar BSh.

Në anën tjetër, banka ka theksuar se goditjet në ekonomi mund të burojnë nga reduktimi apo ndërprerja e flukseve tregtare, nga rritja e çmimeve për produkte të caktuara apo nga rritja e pasigurisë në tregjet financiare ndërkombëtare.

Anija e fundit nga Rusia me 3,030 tonë grurë mbërrin në Durrës, importuesit kërkojnë tregje të reja
Lexo po ashtu Anija e fundit nga Rusia me 3,030 tonë grurë mbërrin në Durrës, importuesit kërkojnë tregje të reja

“Në rast se konflikti mbetet i përmbajtur, në dimensionet e tij kohore dhe gjeografike, këto goditje do të lenë vetëm gjurmë kalimtare në aktivitetin ekonomik dhe në inflacion”, ka shtuar BSh.

Banka ka bërë të ditur që së bashku me ministrinë janë të gatshme të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të kufizuar efektet negative të mundshme.

“Veprimi i koordinuar do të jetë vendimtar për të zbutur rreziqet dhe për të lundruar më të sigurt në periudhën sfiduese që vjen”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, BSh ka pranuar se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës dhe përhapja e konfliktit në vende të tjera do të prodhonte një realitet të ri ekonomik dhe do të kërkonte marrjen e masave më gjithëpërfshirëse për administrimin e situatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori