LAJMI I FUNDIT:

Bruto Produkti Vendor shënoi rritje për 3.8% në vitin 2018

Bruto Produkti Vendor shënoi rritje për 3.8% në vitin 2018

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për TM4 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

“BPV në TM4 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.8% në krahasim me TM4 të vitit 2017. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 32.2%; furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 11.2%; ndërtimtaria 6.5%; tregtia me shumicë dhe pakicë 6.1%; industria përpunuese 5.0%; hotelet dhe restorantet me 4.8%; bujqësia, gjuetia, pylltaria 1.7%; afarizmi me pasuri të patundshme 1.4%; transporti dhe magazinimi 1.0%.

Ndërkaq, rënie reale kishte në të dhënat e: industrisë nxjerrëse (-15.3%);dhe administrimit publik (-0.1%).

Kurse, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimine bruto kapitalit me 9.2%;eksportine mallrave dhe shërbimeve me 7.2%;importine mallrave dhe shërbimeve me 4.4%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dheinstitucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 2.3%; shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 1.1%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/