Bruno Pollogati largohet nga Big Brother VIP Kosova

Bruno Pollogati është banori që u largua nga Big Brother VIP Kosova.
Këngëtari i njohur shqiptar u eliminua nga ky format në natën gjysmëfinale të spektaklit.
Ai u bë pjesë e shtëpisë prej më shumë se një muaji, gjersa solli pozitivitet mjaft shumë brenda.

Duhet theksuar se kanë mbetur edhe gjashtë banorë të tjerë deri në finale: Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Stresi, Gresa Hoti, Artan Thaçi dhe Mbresa.
Finalja e madhe e këtij reality shou do të jetë edhe pak ditë më 17 mars (e premte).

Konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































