LAJMI I FUNDIT:

Bruno në BBVK nuk i di shtetet me të cilat kufizohet Kosova, mezi i numëron tri prej tyre

Bruno në BBVK nuk i di shtetet me të cilat kufizohet Kosova, mezi i numëron tri prej tyre

Është ndër të paktët konkurrentë nga Shqipëria që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Por këngëtari Burno duket se nuk e njeh edhe aq mirë historinë e shtetit në të cilin po jeton aktualisht.

Ai duket madje se ka ngecje edhe në gjërat bazike të njohurisë për Kosovën, si përshembull shtetet me të cilat kufizohet.


"Kosova kufizohet me Greqinë", Deamishel dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu "Kosova kufizohet me Greqinë", Deamishel dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania

I gjendur para pyetjes së vëllait të madh se me “cilat shtete kufizohet Kosova”, Bruno mezi i ka numërur shtetet që rrethojnë Kosovën.

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të
Lexo po ashtu Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

Këngëtari nga Shqipëria madje arriti të thotë vetëm tre prej tyre: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Mazqeoninë e Veriut, duke harruar fare Serbinë.

Kujtojmë që njohuritë e cekëta mbi historinë dhe shtetësinë e Kosovës kanë treguar edhe banorët e Big Brother VIP Albania, si Deamishel e cila ka thënë se “Kosofa kufizohet me Greqinë”, maestron Amarildo Kollgjeri i cili ka thënë se “kufizohet me Jugosllavinë” apo Kristin, i cili nuk e ka ditur as Pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/